Indonezia me kreqytet të ri. Xhakarta, po fundoset çdo vit në detin Java

Një zonë e mbuluar nga xhungla në perëndim të ishullit Borneo, do të kthehet në kryeqytetin e ri indonezian. Problemet me qëndrueshmërinë dhe fundosjen thellë e më thellë të xhakartës, po bëjnë të nevojshme ngritjen e një kryeqyteti të ri. Vendimi dhe vendi është deklaruar nga vetë presidenti indonezian Joko Windodo. Vendi i propozuar, do të jetë në zona jo të zhvilluara dhe banuara shumë pak në afërsi të Balikpapan dhe Samarinda.

Por zhvillimi maramendës i xhakartës gjatë kohëve të fundit, ka nisur të diskutohet për rritjen ekonomike dhe sigurinë në rajon, duke bërë që qeveria të hedhë sytë dikund tjetër për të ulur rritmin e metropolit. “Si një vend me popullsi të madhe dhe që është i pavarur prej 74 vjetësh, Indonezia nuk ka vendosur asnjëherë për kryeqytetin e vet”, deklaroi presidenti Widodo në një fjalim televiziv. Jakarta aktuale është kthyer në një qytet me rëndësi shumë të madhe ekonomike, qeveritare, financiare dhe shërbimi.

Projekti ambicioz për lëvizjen e kryeqytetit indonezian, ka gjasa të kushtojë mbi 34 miliard dollarë, ndërkohë që zyrtartarët deklarojnë se zhvendosja do të mund të arrihet në harkun kohor të mbi 10 vjetëve. Xhakarta është shtëpia e mbi 10 milion banorëve, me mbi 30 milion banorë edhe jashtë zonës urbane, duke e kthyer në një nga zonat urbane me të populluara në botë.

Por, Xhakata është edhe një ndër qytetet që po fundoset më tepër dhe më shpejt në të gjithë botën, sipas Forumit Ekonomik Botëror, duke u fundosur në detin Java për shkak të ujit të shumtë nën tokë. Qyteti qëndron mbi një gropë të thatë duke patur dalje në veri të detit, duke e bërë tepër të rrezikuar nga përmbytjet. Kriza e ajrit të ndotur, trafiku tejet i rënduar, ka bërë që banorët të kërkojnë ndihmë nga qeveria. Nuk është gjetur akoma një emër i ri për kryeqytetin që do të ndërtohet, por qeveria ka menduar që në prillin e ardhshëm të mund të lëvizë nga Xhakarta. Lëvizja dhe transferimi kërkon miratimin fillimisht në parlament dhe më pas do të nisë puna.

Indonezia zotëron pjesën më të madhe të ishullit Borneo, i treti më i madhi në botë, së bashku me malajzinë dhe Brunein në pjesën veriore të ishullit. Ishulli është i mbuluar nga xhungël e dendur, por vitet e fundit ka nisur të shpyllëzohet nga banorët vendas.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet