Ishte mbështetës i Milosevic, Kosova dhe Shqipëria e bojkotojnë ceremoninë për Nobel

E para ishte Kosova ajo që vendosi bojkotimin e ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel për Letërsi, që këtë vit iu dha Peter Handke. Pas saj dhe Shqipëria. Të dyja vendet e justifian këtë me faktin se shkrimtari austriak ishte simpatizant i Slobodan Milosevic, i dënuar për krime lufte, ndaj popujve të Balkanit.

Vendimi u dha nga Ministri i jashtëm shqiptar Gent Cakaj, me një tweet dje në mengjes. “I kemi komunikuar ambasadës sonë në Suedi, të bojkotojë ceremoninë”, shkruan Cakaj.

Shqipëria kështu i bashkohet vendimit të Kosovës, që dje nëpërmjet Ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë që do të mbahej në Stokholm.

Në ceremoninë e varrimit të ish diktatori Milosevic, Handke kishte mbajtur një fjalim prekës në gjuhën serbe, ku ai e quante veten afër Jugosllavisë, afër Serbisë dhe afër Slobodan Milosevic.

Akademia ka reaguar po ashtu duke thënë se shkrimtari në të kaluarën e tij kishte lëshuar komente provokuese, por ai asnjëherë nuk e ka mbështetur masakrën në Srebenicë dhe gjakderdhjen.

Akademia kishte cituar një artikull të të përditshmës gjermane “Sueddeutsche Zeitung” publikuar në 2006, ku Handke kishte nënvizuar se masakra në Srebenicë ka qenë krimi më i tmerrshëm i ndodhur në Europe, pas luftës së dytë botërore.

Dorëzimi i çmimit Nobel nga ana e Akademisë, shkrimtarit austriak, ka provokuar reagime në mbarë botën. Handke është vlerësuar nga Akademia për “gjenialitetin gjuhësor në eksplorimin e përvojave njerëzore”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet