Ismail Kadare feston 83 vjetorin, shtëpia e tij kthehet në muze

Ismail Kadare, poet e prozator, një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare feston mbush 83 vjeç. Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë ndarë mesazhet. "Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme", shkruan Meta në Facebook.

”Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, shkruan Rama.

Në këtë përvjetor bashkia e Tiranës, pas vendimit të marrë në Këshillin Bashkiak ka nisur punimet për të kthyer në muze shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar.

I nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh, Ismail Kadare është padyshim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet