Izrael/ Zbulime arkologjike që tregojnë besimin dhe zhvillimet politike në qytetin ku i rrit Jezusi

Zbulime të jashtëzakonshme janë zbuluar në Izrael duke nxjerrë në dritë të dhëna në lidhje me besimin dhe zhvillimet politike në kohën kur edhe Jezusi u rrit, zhvillime të cilat duket se kanë influencuar besimin e tij dhe politikën e rajonit. Detajet e nxjerra sugjerojnë se Nazareti, në të cilin besohet sipas besimit të krishterë se Jezusi lindi dhe u rrit, ka qenë rajon më i madh nga sa është aktualisht, shumë konservativ në besim dhe politikisht kundër pushtimit romak.

Puna arkeologjike e drejtuar nga arkeologu britanik Ken Dark nga universiteti i Reading, sugjeron se ka patur një diferencë të madhe mes personave jezuitë që jetonin në Nazaret dhe atyre që jetonin në qytetin fqinj të quajtur Sepphoris. Ekzaminimet e detajuara të gjetjeve arkeologjike nga Nazareti, tregojnë se “banorët kanë përdorur pajisje qeramike dhe të tjera materiale për ritualet fetare, ndërkohë që në Sepphoris rregullat fetare duket se kanë qenë më tepër strikte në përdorim.

Investigimi i ri arkeologjikal, më i madhi gjatë kohës romake në rajon, ka zbuluar se qyteza e Jezusit ka qenë më e madhe nga ajo që mendohet tani. Mund të ketë patur një popullsi prej 1.000 banorësh. “Investigimi ynë ka transformuar dijet arkeologjike të periudhës romake në rajon”, ka deklaruar doktor Dark. “Për herë të parë ne kemi një arsye shumë të qartë dijesh për Nazaretin në periudhën Romake”.

Zbulimi në Nazaret do të ndihmojë historianët të kuptojnë më mirë mënyrën se si qyteza e lindjes së Jezusit ka zhvilluar besimin e saj. Në pjesën e Shën Markut dhe Shën Luksë, sugjerohet se besimi nuk ka qenë ashtu siç deklarohet, por sugjerohet se ka qenë shumë më tepër strikt nga besimi i banorëve të Nazaretit. Kjo ka bërë që ta shtyjë Jezusin në një tjetër perspektivë e cila mund të ketë qenë më tepër e pranueshme nga besimi strik jezuit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet