Java e e Kosovës në Tiranë: SHOK, për të mos harruar të kaluarën

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunimin me Akademinë e Filmit Marubi më 22 Shkurt, duke filluar nga ora 19:00, në akademinë Marubi, shfaqi në Tiranë, filmin Shok. Pjesëmarrës ishin ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Tiranë si: shefi i Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini, ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin etj. Nga autoritetet vendore shqiptare ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha etj. Në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës ka organizuar javën e e Kosovës në Tiranë dhe se në këtë kuadër është edhe shfaqja e filmit SHOK. Ky film sjell vetëm një copëz të atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës së luftës dhe të përndjekjes kolektive të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Beogradit. Z. Ukshini ka vlerësuar bashkëpunimin e Drejtorit te filmit Kujtim Çashku për shfaqjen e filmit “SHOK” në ambientet e Akademisë së Filmit “Marubi”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet