'Jeta në rrugë', Roland Beqiraj sjell ekspozitën personale me fotografi bardhë e zi

Kujtime dhe realiteti i jetës shqiptare dhe asaj të huaj, janë përmbledhur në një ekspozitë për artëdashësit korcarë. Gazetari dhe fotografi korcar Roland Beqiraj, ka pritur ditët e para të këtij viti për t’I dhuruar të apasionuarve të fotografisë “bardhë e zi”, një seri fotosh nga më të përzgjedhurat e koleksionit të tij. “Jeta në rrugë”, është titulluar kjo ekspozitë, nga ku në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit, plot 35 fotografi të gjitha të kapura nën objektivin e aparatit të Rolandit janë ekspozuar thjesht me shumë shije dhe klas nën ngjyrat bardhë e zi.

Për Hermesnews.al, vetë Beqiraj u shpreh se për të ardhur deri në këtë ekspozitë, janë dashur disa vite pune të mira. “ Ideja e bërjes së një ekspozite të vecantë nga ato që shohim, lindi goxha kohë më parë. Pavarësisht teknologjisë më të fundit, të gjitha fotot unë mendova t’i bëj dhe paraqes pa ngjyra. Aparatin fotografik nuk e kam ndarë asnjëherë nga dora kudo që shkoja dhe tashmë është bërë miku më i ngushtë. Ekspozita e sotme erdhi si rrjedhim i pjesmarrjes sime në disa aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare disa vjecare. Në fotografi unë kam paraqitur bukuritë e natyrës dhe pejsazhit urban jo vetëm të qytetit tim por raportet e njeriut me mjedisin, njeriun që punon, mediton, kalon rrugës duke i kaluar nëpërmjet një trajtimi psikologjik dhe artistik”, shprehet Beqiraj.

Ekspozita është ndjekur me shumë interes jo vetëm nga qytetarë dhe artëdashës, por edhe artistë, kuratorë, piktorë, drejtues institucionesh artistike, të cilët kanë vlerësuar jo vetëm të vecantën e ekspozitës e cila sipas tyre erdhi shumë e ndryshme nga ato që zakonisht të gjithë janë mësuar t’i shohin. Aktualisht, Roland Beqiraj është duke punuar profesionalisht për botimin e një albumi fotografik në Gjermani, album i cili do të dalë në dritë pas disa kohësh në bashkëpunim edhe me dy fotografë të tjerë nga Republika Ceke dhe Kroacia.

Author

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet