Julia Roberts: Gruaja më e bukur në botë për vitin 2017

People përzgjedh aktoren për të pestën herë

Askush tjetër si ajo. Julia Roberts, e cila në muajin Tetor mbush plot 50 vjeç, për herë të pestë është përzgjedhur si “gruaja më e bukur në botë” nga revista People. Askush nuk ka arritur një shifër kaq të madhe, e cila e ka nisur vetëm kur ishte 23 vjeç në vitin 1991. Për herë të parë mbuloi kopertinën e edicionit të radhës së revistës më të njohur dedikuar grave më të bukura në botë.

E më pas ka vazhduar akoma si mbretëresha e bukurisë në vitin 2000, 2005, 2010 dhe tashmë pikërisht në vitin që do të shënojë plot gjysmë shekulli moshë, mbetet mbretëresha e bukurisë femërore. “Si qëndron gjithnjë kaq e bukur”, shkruhet në kopertinën e revistës.

Më pas vjen ajo që me buzëqeshjen rrëzëllitëse ngelet gjithnjë e bukur dhe e freskët pavarësisht viteve që kalojnë. Julia Roberts vjen sërisht në krye të femrave më të bukura të botës, ndërsa një vit më parë revista People kishte vleresuar Jennifer Aniston si femrën e vitit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet