KGB-ja dhe spiunazhi rus. Muze për lutën e ftohtë në zemër të Manhattanit

Muzeu i KGB-së në New York, tashmë paraqet hapur “Luftën e Ftohtë”. Lenini i vendosur në një pavion, muzikë ushtarake në sfond, zyrat e agjentëve sekretë rusë të të gjitha niveleve. Kjo është gjithçka shfaqet në muzeun nju jorkez të KGB-së, i cili të bën të rijetosh luftën e ftohtë në zemer të Manhattanit.

Qendra kryesore e muzeut, shfaq momente nga lideri lituanez Julius Rubaitis, teknologjinë më të avancuar të përdorur nga shërbimi sekret rus. Muzeu ka edhe një profil në rrjetin social Twitter, i inaguruar vetëm disa ditë më parë.

“Ky muze tregon shumë qartë se si të dyja vendet kanë dashur të mbajnë sekretet e nivelit më të lartë”, thotë Jim Lytle, njëri nga drejtuesit e institucionit. “Jam i sigurt se edhe Rusia do të ndërtojë një muze të këtij tipi për CIA-n. Shpresoj që vërtet ta bëjnë”, shton Lytle. Salla kryesore e ekspozimit në katin e katërmbëdhjetë, përmban mbi 3500 objekte origjinale të historisë 55 vjeçare, të mbledhura gjatë 30 vjetëve me kërkime nga e gjithë bota.

Dyzinë dhomash, aparatatë fotografikë të padukshëm dhe të fshehur në korniza dhe veshje, mikrofonë dhe aparatë regjistrues të pakapshëm të futur brenda xhepave dhe çorapeve. Një mostër e paparë për të gjithë të apasionuarit e historive me spiunë.

Për ata që duan të vizitojnë, mund të bëhet edhe një tur virtual duke u futur brenda sitit zyrtar të muzeut. Në pamjet e paraqitura, jepen disa objekte të vendosura brenda në muzeum, objekte për të cilat është dëgjuar vetë nëpër legjenda. Por që tani do të ketë mundësinë çdokush t’i shohë nga afër në muzeun nju jorkez.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet