Kartolina mberrin pas 50 vjetesh ne Australi

Eshte derguar ne vitin 1966 dhe mberrin tani

Posta australiane ka kerkuar te falur zyrtarisht pasi nje kartoline e nisur nga Tahiti ka mberritur ne destinacionin perfundimtar Adelaide pas plot 50 vjetesh. Kartolina e cila ka pamje nga Papeete, kryeqyteti i polinezise franceze, eshte derguar ne vitin 1966 nga Chris, per tek Robert Giorgo Esq. Ne kartoline shkruhej “Po i shijoj pushimet edhe pse moti eshte shume i nxehte. Do te mundohem te te shkruaj nga Anglia”.

Duke qene e zbuluar fare rastesisht, kartolina i eshte cuar Tim Duffy, banori aktual i shtepise ne te cilen Giorgio jetonte me pare. Zyrtare te postes australiane kane thene se eshte e pamundur qe kartolina te mberrije ne Australi dhe ata te mos kene patur djeni. “Duhet te kete ngelur ose humbur diku jashte vendit”, jane shprehur ata.

Te dy personat nuk jane takuar me njeri-tjetrin qe prej 30 vjetesh, por kane nisur te kontaktojne menjehere pasi ngjarja eshte bere publike. “Po mendoja, Zot ky eshte shkrimi im. Te them te drejten nuk e kujtoj kur e kam shkruar, por ne ate kohe ishim ne Tahiti. Roberti ka qene nje shok i ngushte shkolle me mua. Kemi qendruar bashke per shume kohe edhe pse pas disa kohesh humbem kontaktet”, thekson Giorgio. Ai shton se ne ate kohe ka qene vetem 16 vjec.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet