Kazuo Ishiguros është Nobel-i i Letërsisë

Akademia suedeze vlerësoi novelat e Kazuo Ishiguros, për ti dhënë cmimin Nobel në Letërsi për 2017. Në fund të viteve 1970, Ishiguro u diplomua në Anglisht dhe Filozofi në University of Kent dhe më pas vijoi studimet për Shkrim Kreativ në Anglinë Lindore. Veç tetë librave, Ishiguro ka shkruajtur gjithashtu skenarë për filma dhe television. “Never Let Me Go” (2005), është një ndër botimet më të suksesshme të Ishiguros, i përkthyer edhe shqip. Ai ka marrë katër nominime për Man Booker Award dhe e ka fituar këtë çmim në vitin 1989, për romanin e tij “The Remains of the Day”. Kazuo Ishiguro i ka dhëne novelave të tij forcë emocionale. Kandidat për cmimin prestigjioz ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet