Kerni largohet nga drejtimi i TOB, pritet emërimi i ri

Ministria e kulturës ka vendosur të mos japë asnjë shpjegim në lidhje me arsyet e dorëheqjes së drejtorit të TOB, Ilir Kerni. Me anë të një reagimi zyrtar, ministria e konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet. Ata kanë vlerësuar rolin e Kernit gjatë kohës kur drejtoi këtë institucion, pasi i solli skenës shqiptare ngjarje të mëdha kulturore dhe u hapi dyert artistëve shqiptarë të suksesshëm në botë. Për ministrinë e Kulturës, sfida e vërtetë fillon tani, së pari me rikonstruksionin e godinës dhe së dyti me përzgjedhjen e drejtorit të ri, i cili parashikohet të bëhet me konkurs. Largimi i tij ka lënë shije të hidhur jo vetëm tek kolegët por edhe te disa deputetë të partisë socialiste. Në mesin e tyre qëndrojnë, Erjon Braçe, Ledi Shamku dhe Fatmir Toçi, të cilët kanë shprehur keqardhje për dorëheqjen e Kernit. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Kerni të rikthehet sërish në detyrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet