Kështjellë 3000 vjeçare zbulohet nën ujërat e liqenit Van në Turqi

Një kështjellë e humbur 3000 vjeçare është zbuluar nga disa kërkues dhe zhytës në liqenin turk Van. Gërmadhat e zbuluara, mendohet se janë ato të një fortese të ngritur nga qytetërimi Uratu në kohën e hekurit mes shekullit të 9të dhe 6të para Erës së Re. Zbulimi është bërë nga arkeologjistët e universitetit Yuyuncu Van në bashkëpunim me një grup zhytësish.

Në deklaratën dhënë për një media turke, regjistruesi me video nën ujë nga grupi i zhytësve Tahsin Ceylan, shpjegon se të tjerë zhytës dhe arkeologë janë të familjarizuar me liqenin duke kërkuar të gjejnë mbase diçka të veçantë. Por ajo që zbuluan nga gërmadhat ishte mahnitëse. Pavarësisht se ka qenë nën ujë për shekuj me radhë, shikueshmëria e seksionit të fortesës dhe muret e mbetura janë nga 10 der në 13 metra të lartë.

Ceylan, thekson se shumë civilizime dhe njerëz kanë jetuar përreth liqenit Van. Ata e kanë quajtur liqenin Van, pasi kanë besuar se brenda tij ka shumë gjëra misterioze. “Me këtë ide që prej shekujsh, ne po punojmë që të zbulojmë sekretet e liqenit”. Ceylan mendon se liqeni Van duhet të ketë një histori e cila duhet të kalojë 6000 vjetët. “Është mrekulli ta gjesh këtë kështjellë nën ujë. Arkeologët do të vijnë këtu për të zbuluar historinë e kështjellës dhe të nxjerrin informacion mbi të”.

Uratu, e njohur edhe si “Mbretëria e Van”, ka qenë një komb shumë i lashtë i cili shtrihej në zonën e turqisë, armenisë dhe irakut. Liqeni Van, duket se ka qenë një mjet shumë i rëndësishëm për qytetërimin e kohës. “Studimet kanë përfunduar në pjesën historik nënujore të kështjellës dhe mendohet se kështjella daton mbi 3000 vjet më parë”, thotë Arif Karaman, kryetari i distriktit Adilcevaz. Por ky nuk është zbulimi i parë që është bërë nga grupi në fjalë. Vitin e kaluar, ata kanë gjetur një zonë prej 1.5 miljesh në formëm e stalaktiteve nën ujë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet