Kina kufizon numrin e turistëve në të gjitha atraksionet turistike të vendit

“Atraksionet turistike, duhet të operojnë dhe të mos kalojnë më tepër se 30 për qind të kapacitetit të vizitorëve në një ditë, aq sa numri i tyre ditor përpara koronavirusit”, është vendimi më i fundit lëshuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit si dhe Komisioni Kombëtar i Shtetit në Kinë.

Rihapja e atraksioneve turstike duhet të bëhet duke marrë masat e nevojshme për numrin e vizitorëve duke mos kaluar limitin e vendosur nga qeveria, pavarësisht se vendet e ndryshme turistike të njohura dhe me famë kombëtare dhe botërore duhet të hapen gradualisht për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Ligji i vendosur, u kërkon drejtuesve të këtyre atraksioneve dhe faqeve të tyre në internet, të inkurajojnë vizitorët të rezervojnë vizitën e tyre disa kohë më parë, për të kontrolluar numrin e duhur dhe ndaluar mbledhjen e shumë turistëve në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin moment.

Teksa është bërë e ditur se në disa pika turistike pas hapjes së tyre kanë parë një numur shumë të madh turistësh, duket se kjo nuk u ka pëlqyer autoriteteve kineze. Sipas tyre “rritet rreziku i përhapjes së virusit dhe se duhet patjetër që asnjëri prej tursitëve të çfarëdo lloj moshe të mos hyjë në zonën turistike pa iu matur temperatura dhe pa u regjistruar zyrtarisht në manualin e vendosur tek hyrjet kryesore”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet