Kinë. Arkeologët zbulojnë varreza 5000 vjeçare në provincën Shandong

Arkeologët kanë gjetur skeletët e disa personave në kinën lindore të cilat datojnë mbi 5000 vjet më parë. Matja e kockave në varrezën e zbuluar në provincën Shandong, tregon se gjatësia e personit “mashkull” arrin në 1.90 centimetër. “Kjo është thjesht një e dhënë e parë nga struktura e kockave. Nëse do të ishte gjallë, lartësia e tij mund të arrinte deri në 1.90 centimetër”, thekson Fang Hui, shefi i shkollës së historisë dhe kulturës në universitetin e Shandong.

Nga viti 2016, arkeologët kanë bërë lëvizjen e 104 shtëpive, 205 varrezave dhe 20 faltoreve në fshatin Jiaojia të distriktit Zhangqiu në Jinan, kryeqytetin e provincës Shandong. Reliket e zbuluara të civilizimit Neolitik në mes të zonës së Lumit të Verdhë, janë zbuluar në malin Longshang të distriktit në fjalë. “Aftër reformës agrare të asaj kohe, njerëzit kishin ushqim të mjaftueshëm dhe të pasur, gjë e cila ndikoi në rritjen dhe ndryshimin e fizikut të tyre”, shton profesor Fang.

Sipas gjetjeve, skeleti i njeriut më të gjatë është gjetur edhe në varrezën më të madhe dhe kjo për shkak se këta persona kanë patur një status të lartë duke patur mundësi konsumimi ushqim të bollshëm dhe të pasur me vitamina. Statistika zyrtare dekarojnë se në vitin 2015 gjatësia mesatare e një mashkulli të moshës 18 vjeçare në provincën Shandong ishte 1.753 centimetra, në krahasim me atë të gjatësisë kombëtare 1.72 cm.

Rajoni mendohet të ketë qenë qendër kulturore, politike dhe ekonomike në pjesën veriore te provincës 5000 vjet më parë. Arkeologët kanë gjetur një kafkë dhe disa kocka të dëmtuara si dhe shumë bizhuteri në 6 varreza të mëdha.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet