Bloodlands filmi i parë horror shqiptar, Qershor në Tiranë

Të gjithë jemi të emocionuar në daljen e filmit të parë horror shqiptar Bloodlands, kategoria e të cilit konkuron në festivalin më të madh horror të filmit në Britaninë e Madhe (Frightfilm). Bloodlands është xhiruar në Shqipëri në Tetor të vitit 2014, nga Kastlefilms dhe flet për historinë e një gruaje të thjeshtë e cila rrihet, përdhunohet dhe ngel shtatzënë nga banorët e lagjes së saj, që pas kësaj e dëbojnë. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe më pas merr hak për gjithçka. Aktorja kryesore është Suela Bako e cila luan rolin e nënës në familjen ku zhvillohet ngjarjet. Pas premierës në Angli, filmi Bloodlands do të udhëtojë në festivalin portugez Fantasporto, ndërsa për publikun shqiptar pritet të shfaqet rreth muajit Qershor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet