Kinema: Wonder Woman ndalohet në kinematë libaneze, ajo është hebreje

Dhe pse kopiet e piraterisë janë në shitje, ndalimi i filmit që organet zyrtare shtetërore i kanë bërë, është zyrtare. Wonder Woman nuk do të projektohet në ekranet e kinemave atje. Shkak është bërë protagonistja kryesore Gal Gadot, nenshtetase izraeliane, e cila për dy vite ka bërë ushtri në vendin e saj. Ministria e ekonomisë dhe tregtisë në Liban e cila që prej dy vitesh ka bojkotuar dhe produktet izraeliane, ka qenë e para që ka kërkuar ndalimin e shfaqjes së filmit në kinematë e vendit. Gjatë konfliktit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit në vitin 2014 aktorja kishte publikuar një mesazh kundër Hamas në instagram, ku shprehte solidaritet me ushtarët që po mbronin vendin e saj nga sulmet e tmerrshme të Hamasit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet