'Kisha frikë të vdisja para kohe, prandaj e lashë duhanin'. Robbie Williams merr vendimin përfundimtar

Frika se mund të vdiste para kohe, e ka shtyrë Robbie Williams t’i thotë “lamtumirë përgjithmonë”, cigares së tij të preferuar duke zgjedhur një tjetër stil jete më të shëndetshme. Ish-pjestari i Take That edhe një herë më parë ka tentuar të ndalojë duhanin. Kjo ka ndodhur para lindjes së vajzës së tij Theodore, por më pas thirrja e tymit ishte e parezistueshme duke e bërë këngëtarin të niste sërisht tymosjen. Në atë moment ka ndërhyrë gruaja e tij Ayda, e cila me një plan të fortë i ka thënë se ai mund të kishte një tumor dhe se sjellja e tij me duhanin mund ta çojë në trompozë dhe më pas në vdekje.

“Jeta ime është karakterizuar gjithnjë nga lufta e fortë me peshën”, ka rrëfyer Robbie. “Por frika më e madhe që kam hequr nga jeta është lënia e duhanit. Duke qenë një person që nuk njoh kufij, gruaja ime më tha të ndaloj duhanin duke më vënë kufi datën 1 Janar, gjë e cila m’u duk një marrveshje shumë e mirë. Por nga ana tjetër nuk doja të vdisja para kohe, duke bërë që t’i them po”.

Me afrimin e datës së vendosur, këtë herë besimi tek këngëtari ka qenë i patundur. “Kur erdhi nëntori, gruaja më tha, të kujtohet 1 Janari? Me ardhjen e janarit kam ndaluar me të vërtetë të pi duhan. Kam nisur t’i hedh paketat. Ka qenë me të vërtetë fantastike për mendjen time. E adhuroj të bëj babain, e adhuroj vajzën dhe gruan time. Mund të them se gjithçka tashmë po shkon më së miri”.

I martuar me aktoren amerikane Ayda Field në vitin 2010, vitin e ardhshëm të dy do festojnë përvjetorin e 10-të të martesës. Plani është bërë që të shkojnë për të rregulluar ambjentet e vjetra të shtëpisë në qytezën e Stroke-on-Trent, vendi ku ka lindur Williams.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet