Kompozitori Mario Mariani vjen në Tiranë me ''Përrallë Mesdheu''

Mario Mariani pianisti italian prezantohet në Tiranë (Teatri Metropol), me Metro Sounds - Përrallë Mesdheu. Kompozitori italian i cili nëpërmjet muzikës së tij jep mesazhe të forta për njerëzimin, njihet për improvizimet e tij të shumta në skenë dhe tingujt e pazakontë e të fuqishëm. Ai ka krijuar muzike për filma në festivalet e Cannes, Venezia, Neë York, Berlin, dhe për televizion. Ai prodhon muzikë për markat si Microsoft, Toyota, Fiat. Kompozimet e Marianit shkojnë nga muzika orkestrale dhe opera në shfaqje në kohë reale. Ai fitoi çmimin Novaracinefestival për Soundtrack më të mirë me filmin e shkurtër dhe të njohur ndërkombëtarisht “Nën kopshtin tim” nga A. Lodovichetti (dhënë nga Spike Lee). Tërhoqi vëmendje të mëtejshme në mbarë botën me disa shfaqje të pazakonta. Programi ka përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet