Komuniteti shqiptar në Pekin, feston pavarësinë

104 vjetori me festë alla shqiptarçe

Festa Kombëtare e Pavarësisë, ka kaluar sot të gjithë kufijtë zyrtarë të tiranës. Edhe shqiptarët të cilët studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Pekin kanë qenë pjesë e këtij gëzimi kombëtar. Ambasada e Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, me rastin e themelimit të 104 vjetorit të Pavarësisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në të cilin kanë qenë të ftuar shqiptarë me banim në Pekin, dashamirës të Shqipërisë, qytetarë kinezë të cilët kanë vizituar Shqipërinë, shqipfolës kinezë të të gjitha grupmoshave, etje.

Atmosfera totalisht shqiptare, duket se ka sjellë më tepër se kurrë dëshirën për të qenë më pranë njëri-tjetrit, dashurinë për atdheun, gjuhën dhe traditën në vendin e largët aziatik. Gjithcka shqip, që nga bisedat, urimet, miqtë e vjetër e të rinj, të cilët kanë ndjerë për disa orë aromë shqipërie.

Dhe për t’i dhënë më tepër kuptim kësaj feste, muzika tradicionale shqiptare e shoqëruar nga vallet dhe folku më i bukur kombëtar, kanë bërë që të gjithë shqiptarë e të huaj të shijojnë Shqipërinë në këtu në Pekinin e largët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet