Kosova futet në axhendën e Unesco. Thaci, falenderon dyzetekater shtetet që firmosën

Hashim Thaci: ''Thyrja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët''

PRISHTINË - Kosova është zyrtarisht në axhendën e UNESCOs, kur pritet të anëtarësohet. Lajmi u dha nga Ministria e jashtme kosovare ku ministri Hashim Thaqi shkruan një mesazh falenderimi për 44 shtetet që kërkuan këtë pranim. “Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku do të shpalosen detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO, pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në axhendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare” shkruan njoftimi për shtyp. Një ditë më parë, duke falënderuar e vlerësuar lobimin për anëtarësimin në UNESCO, Thaçi është shprehur se “thyrja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. labi  e Shtunë 12 Shtator, 2015

    bravo kossovo

  2. ana  e Shtunë 12 Shtator, 2015

    e meriton !!!