Krimet që kanë kryer yjet e Hollivudit në të shkuarën

Hollivudi nuk është perfekt. Disa prej yjeve të tij kanë kryer veprime të gabuara në të shkuarën.

Mark Wahlberg- Gjatë adoleshencës, Wahlberg akuzohet për tentativë vrasje ndaj 2 meshkujve vietnamezë. Të parin e goditi fort me grusht në fytyrë, ndërsa tjetrin e godit me shufër në kokë.

Mike Tyson- Të gjithë e njohin si legjendën e boksit. Në vitin 1991 ai u akuzuar për përdhunim ndaj në 18 vjeçareje. Për këtë akuzë, Tyson qëndroi 6 vite në burg.

Jay Z- Ylli amerikan i rrepit dhe njëkohësisht bashkëshorti i Beyonce, është akuzuar për tentativë vrasje në vitin 1999. Në atë periudhë ai plagosi rëndë me thikë një producent muzikor, të cilin e akuzonte se kishte penguar daljen në treg të albumit të tij.

Tim Allen- Në 1978 Tim u kap nga policia me 700 gram kokainë. Për këtë arsye ai u detyrua të kryente 2 vite burg.

Will Smith- Në 1989 Smith së bashku me disa miq të tij sulmuan një person, duke e lënë atë të verbër. Për këtë krim ai qëndroi në burg vetëm për një natë, për të cilën është shprehur se ka qenë nata më e keqe e jetës së tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet