''Kurora e globit'' mbërrin në Shqipëri, 56 bukuroshe startojnë garën e bukurisë

nga Alida CENAJ

Më shumë se asnjëherë janë vajzat që këtë vit kërkojnë të fitojnë kurorën e më të bukurës së Globit në Shqipëri. 56 bukuroshe janë mbledhur sivjet në vendin tonë, për të shijuar bukuritë shqiptare dhe për të garuar per kurorën e më të bukurës. “The Miss Globe 2017” është tashmë pranë finales së madhe dhe turi i nisur që më 20 Tetor është drejt fundit. Pasi kanë vizituar qytete turistike dhe historike, kanë parë ndryshimet shqiptare në Pogradec, Tiranë, Belsh, Kamëz, Durrës etj, vajzat kanë nisur provat për finalen e 3 Nëntorit që do të mbahen në Parkun Olimpik në Tiranë.

Koreografia Olta Ahmetaj ka nisur punën për numrat koreografikë dhe elementët e tjerë artistikë ndërkohë që në finalen e këtij viti, si gjithmonë nuk do të mungojnë surprizat. Artistë të njohur janë ftuar nga “Deliart Association” për ta bërë edhe me të bukur mbrëmjen e 3 nëntorit. Kështu të premten mbrëma përveç bukurive të ardhura nga e gjithë bota do të shijojmë edhe zërin e Aurela Gaçes, Eneda Tarifes e Orgesa Zaimit.

Devis Xherahu do të ngjitet në skenë me Vaske Currin për të interpretuar këngën e fundit që kanë realizuar së bashku, ndërsa drejtori nacional i SHBA, Gene Flores do të surprizojë me një duet me Marko Strazimirin. Kaq kanë zbuluar organizatorët duke premtuar se të tjera detaje do të shfaqen gjatë finales kur “Miss Globe 2016”, bukuroshja indiale Dimple Patel do të dorëzojë kurorën një tjetër bukurosheje që do të përzgjidhet nga juria.

Gjithashtu suprizë pritet të jetë edhe prezantimi i spektaklit, i cili këtë vit i është besuar Leonard Bombajt dhe bashkëshortes së tij, Esmeralda Blaceri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet