Lamtumirë Hugh Hefner, themeluesit të Playboy. Revolucionoi botën seksuale të shekullit XX

Themeluesi i revistës së famshme Playboy, Hugh Hefner, vdiq sot në moshën 91 vjeçare në Los Angeles. Lajmi është dhënë nga zyra e informacionit, e cila ka specifikuar se vdekja e Hefner ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe se tashmë në shtëpinë e tij janë mbledhur të gjithë familjarët. I lindur në Chicago më 1926, me krijimin e revistës në vitin 1953, Hefner arriti të ndërtojë një markë e cila ndryshoi kulturën seksuale të gjysmës së shekullit të 20. Modelet e Playboy kanë qenë objekte të fantazisë së miliona meshkujve.

Hefner ia vendos meritën vetes që arriti të sfidojë idetë “puritane” të amerikës në drejtim të seksit. Bëri shumë herë personazh vetveten, duke u bërë në sytë e të tjerëve qendra e Playboy fillimisht në Chicago dhe më pas Los Angeles, nga ku vishtë pizhame mëndafshi duke mbajtur tubin me dorë. Pasi u ka bërë poza të nxehta edhe yjeve të kinemasë si Marylin Monroe dhe Charilze Theron, ka realizuar intervista të gjata edhe me personazhe si Marlon Brando, Fidel Castro dhe Lance Amstrong.

Nga më të thjeshtët tek yjet e mëdhenj. Shumë personazhe e kujtojnë Hefner duke u shprehur se “ka ndryshuar jetën time. Më ka bërë që unë të jem kjo që jam sot dhe jam e lumtur për miqësinë dhe kohën e kaluar së bashku. Do të jetë përgjithmonë në zemrën time”, ka deklaruar modelja Kendra Wilkinson.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet