Rrefehet legjenda e kitarës Eric Clapton, lufta me drogën dhe alkoolin

Legjenda e kitarës, Eric Clapton, 30 marsin e ardhshëm do të festojë 71 vjetorin e tij. Më 20 maj ai ka hedhur në treg alubumin e tij ‘I still do’. Duke dëgjuar këngët kupton që ai është ende në formë të shkëlqyer.

Në ciklin e intervistave për prezantimin e albumit, Clapton u shpreh se ka akoma probleme nga pikëpamja fizike. Ai vuan nga neuropatia periferike, e cila shkakton shkarkime elektrike që shkojnë deri në fundtë këmbëve. Kitaristi zbulon gjithashtu se është shëruar plotësisht nga problemet me alkoolin dhe drogën.

Eric Clapton, që nga vitet ’60 deri në vitet ’80, ka qënë i pushtuar nga veset e drogës dhe alkoolit, që në fakt ekzistonin te të gjithë artistët e asaj kohe. Për të mësuar më shumë rreth kësaj periudhe, artisti ka publikuar edhe një biografi të tij në vitin 2007.

Për Erikun, kitara dhe muzika ishin një obsesion i vërtetë. Që në moshë të re ai fillon bashkëpunimet me të mëdhenjtë e kohës si Beatles, Monkees apo Mickey Dolenz. Në 1967 Clapton provon LSDnë e parë, ku përjetoi ndjesi të jashtëzakonshme. Tre ditë më pas ai nuk arrinte do ët flinte apo të hante, për shkak të haluçinacioneve të forta.

Heroina u bë pjesë e jetës së Clapton në vitin 1970, kur miku i tij George Harrison nxorri në treg albumin ‘All things must pass’. Harrison kërkoi bashkëpunimin e Clapton në këtë projekt. Gjatë provave, në studio filluan të qarkullonin sasi të mëdha droge dhe kokaine, të cilat u bënë zakon i grupit.

Pete Toënshend, një mik i Clapton u mundua ta ndihmonte artistin për ët hequr dorë nga droga. Për këtë aryse ai organizoi një concert në 1973, gjatë së cilit Clapton u godit me gurë nga fansat. Vetëm në fund të vitit 1974, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, Clapton fiton pavarësinë nga droga por fillon varësinë nga alkooli.

Brandy u bë pija e tij e preferuar alkoolike, të cilën e konsumoi për një kohë të gjatë, duke u bërë totalisht i varur prej saj. Në vitin 1982 ai ndoqi disa seanca rehabilitimi për të alkolizuarit por nuk ia doli dot dhe u rikthye përsëri vesit të vjetër. Do të vinte nëntori i ‘97 që Clapton të niste një seancë të dytë rehabilitimi, pas lindjes së djalit të tij Conor. Vetëm në moshën 43 vjeçari, legjenda e kitares ka mundur të largohet nga bota e drogës dhe alkolit. Sot në prag të moshës 71 vjeçare, ai e konsideron veten me fat që është gjallë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet