Klejda Bega kandidate për Nobel, shpiku formulë për lëvizjen e atomeve

Mund të marrë çmimin Nobel, shkencëtarja shqiptare Klejda Bega, për arritjet e saj në gjetjen e një formule që mund të lëvizë atomet sipas dëshirës, nëse përdor një proçedurë të veçantë dhe disa pajisje sipas skemës së krijuar prej saj. “Ishte pikërisht biografia e Mari Kyrisë që i dha ngacmimin fillestar. Unë as që e njihja se çfarë ishte fizika, por meqë kjo shkencë i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisë) aq pasion, me siguri duhej të ishte diçka e mrekullueshme. Dhe thashë: Unë do të bëhem fizikane. Matja e elektroneve përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës në fizikë. Është një matje shumë e rëndësishme. Duket si diçka e thjeshtë. Por në fakt këtu qëndron baza e ligjeve të fizikës. Pra, gjithçka e thënë deri tani e ka bazën në vërtetësinë e këtyre matjeve. Si rrjedhim ne vërtetojmë ligje të zbuluara dhe ato që mund të zbulohen”, është shprehur Bega për median shqiptare. Klejda ka një këndvështrim më të gjrë se sa thjesht koncepti fizikë. Madje ajo e sheh këtë shkencë si bazë për të përparuar në fusha të tjera të jetës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet