Libri i Mary Trump mbi jetën e presidentit Donald Trump, arrin rekord shitjesh

“Libri (i përfolur) i Mary Trump është shitur në 950.000 kopje deri në fund të ditës së parë të promovimit të tij”, sipas publicistit Simon & Schuster. Dhe kjo është shifra vetëm në momentet e para pa dalë zyrtarisht në shitje, por edhe në shitjet online. Libri “Shumë, por asnjëherë mjaftueshëm. Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”, ka dalë në parashitje ditën e Martë dhe është një libër “portret” ndaj presidentit Donald Trump.

Vetëm dy javë më parë, shtëpia botuese ka festuar suksesin e një tjetër libri historik mbi Trumpët, atë të ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton. “Dhoma ku ndodhën gjërat”, ka shitur deri tani mbi 750.000 kopje vetëm gjatë javës së parë. Është shumë e vështirë për librat që të shiten me mijëra kopje brenda një jave, ndërkohë që shumë libra nuk shesin kurrë kaq shumë.

“Shumë dhe Asnjëherë mjaftueshëm”, do të jetë tjetër libër i sagës Trump, i cili do të jetë një libër “super i shitur”. Shitjet tregojnë një interesim shumë të madh për historinë e librit, i cili në faqet e tij jep detaje nga jeta e administratës Trump. Në disa raste, Trump dhe aleatët e tij u munduan shumë që të ndalonin daljen e librit në publik, duke treguar një reagim të ashpër dhe kundërshtim ndaj publikimit të librit.

Madje për këtë fakt, Mary Trump u përball edhe me Robert Trump, vëllain e presidentit, i cili argumentoi në gjykatë se “është dhunuar koenfidencialiteti në lidhje me biznesin e Fred Trump”. Por më në fund, një gjykatës në Nju Jork vendosi edhe botimin e librit për publikun.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet