MILESTONES, objekte të reja në Parkun Arkeologjik të Finiqit

DRKK – Vlorë sqaron se punimet e ekspeditës shqiptaro- italiane në Parkun Arkeologjik të Finiqit, të cilat filluan që prej datës 07/09/2015, janë duke vazhduar

TIRANË - Gjatë ditëve të fundit në Finiq të Sarandes u krye edhe monitorimi i dytë i Delegacionit të Komunitetit Evropian në Tiranë lidhur me Projektin MILESTONES të IPA CROSS- BORDER PROGRAMME. Monitorimi u krye nga Merita Meçe, e cila është External Monitoring Expert e Delegacionit të Komunitetit Evropian, kryetari i bashkisë Finiq, Leonidha Hristo, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Vlorë, Agim Haxhiraj, ekspertët e jashtëm të dy institucioneve për programin, Sotiri Zarpalas dhe Giorgos Antoniou dhe specialistët e dy institucioneve që zbatojne projektin. DRKK – Vlorë sqaron se punimet e ekspeditës shqiptaro- italiane në Parkun Arkeologjik të Finiqit, të cilat filluan që prej datës 07/09/2015, janë duke vazhduar. Në krye të këtyre punimeve është Prof. Shpresa Gjongecaj e Institutit te Arkeologjise dhe Prof. Sandro De Maria e Universitetit te Bolonjës. Sakaq, ekipi që është duke vazhduar punën duke gërmuar në sektorë të mëparshëm, ka zbuluar edhe monumente të reja, siç është një ambient në afërsi të murit rrethues jugor, që nga hipotezat e para vlerësohet se ka qenë ambienti i një kishe të shek. te VI të e.sonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. puntori  e Martë 22 Shtator, 2015

    keto lajme na duhen