Art: ''Mallkimi i skllevërve''
Mos merrni asgjë nga Pompei!

Janë me mijëra gjetjet, nga gërmimet e Pompeit pas vitit '60 të vjedhura nga turistët. Ata filluan ti kthenin me postë në vitet '90, për shkak "fatit të keq që u sollën" pronarëve. Atëherë filluan të përhapeshin fjalë se ishte "mallkimi i skllevërve". Kjo valë kthimesh u rrit kaq shumë sa në vitin 2016 drejtori i muzeut Massimo Osanna vendosi të hapë një ekspozitë, me të gjitha pjesët e kthyera. Ekspozita u quajt: Ajo që mora nga Pompei. Letrat që i shoqëronin objektet e vjedhura ishin nga më të çuditshmet: "Më ka ndjekur një fat shumë i keq qëkur e mora këtë nga rrugët e Pompeit. Shpresoj që ta vendosni aty ku ka qenë. me respekt, FATKEQI". Shumë persona kanë kthyer copa gurësh apo pjesë mozaiku, thjesht sepse janë ndjerë në faj, siç ka ndodhur me turistin anglez, i cili kishte kthyer atë çfarë nuk ishte e tij pasi kishte lexuar një artikull në NYT, datë 15 Tetor 2015. Kështu copa gurësh, monedha të vjetra, pjesë mozaiku, u shkuan aty nga kishin ardhur nga frika e "mallkimit" ose ndjenja e fajit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet