10 vjecarja Amela Sogojeva promovon librin e saj të parë

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershorin mbesa e ish komandantit të UÇKsë, Abedin Sogojevës, Amela Sogojeva nga fshati Grabovc i Fushë Kosovës, ka promovuar librin e vet të parë me poezi, të titulluar “Dua”.Siç kanë raportuar edhe mediat , libri përmban 42 poezi dhe u dedikohet dy gjyshërve të autores, njëri komandant dhe tjetri mësues. Disa nga poezitë janë: “Dua”, “Gjyshërit e mi”, “Gjyshja”, “Mësuesja”, “Libri”, “Shkolla”, “Lapsi”, “Goma”, “Vendlindja ime”. Disa nga poezitë kanë të përfshira edhe ilustrime. Promovimi i librit, u mbajt në FushëKosovë, ku të pranishëm ishin moshatarë të Amelës, familjarë të saj e dashamirë të librit. Ndërkohë që Amela është duke u përgatitur edhe për botimet e saj të radhës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Toska Brovina  e Hënë 6 Qershor, 2016

    E dashur Amela une jam Toska, jam tek paralelja jote IV/5 shpresoj te behesh e famshe ne lexime paq fat ne jete dhe mundohu te japesh me te miren ne jeten tende. Mezi pres qe ta shfletoj librin qe e ke botuar ti,kam degjuar se ke shume vjersha te bukura poashtu dhe imagjinate shume te madhe.Suksese ne jete dhe ne mesime. Me respekt Toska Brovina