Mbyllet panairi i librit, ja fituesit

Ashtu siç është bërë traditë prej vitesh, para mbylljes së panairit jepen edhe çmimet e autorëve më të lexuar dhe librave më të shitur gjatë panairit. 107 tituj të rinj librash nga autorë të ndyshëm u prezantuan në panairin e 19-të të librit. Ndarja e çmimeve ka qenë mjaft e vështirë sepse librat ishin cilësorë dhe autorët e tyre njerëz të vlerësuar në botën e shkrimeve. Agron tufa u përzgjodh si autori i vitit. Me librin e tij “Kafsha apo fantazma”. Çmimin për përkthyesin më të mirë e ka marrë Edvin Cami. “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” ka qenë libri i autores kroato-gjermane Marica Bodrozic. Kategoria e tretë ka qenë për letërsinë për fëmijë, për të cilën është vlerësuar Luan Rama për librin “Më quajnë Aleksandër Moisiu”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet