Messiah, seriali më i fundit i Netflix

Seriali më i fundit i Netflix Messiah, është një prodhim shumë origjinal, nisur nga një pikëpamje e pastër fetare.

Messiah shfaqet krejt papritur në Damask, dhe shumë shpejt fiton emrin Al Masih, Mesia. Fama e tij lokale kthehet në globale në momentin kur udhëheq një grup refugjatësh në kufi me Izraelin, përshkon shkretëtirën dhe më pas shfaqet në Teksas ku shpëton një kishë të vogël dhe të bijën e një pastori nga një tornado që shkatërron gjithçka. Tani pyetja që bëjntë të gjithë është: të jetë vërtet Mesia ky njeri?

Kjo është pyetja thelbësore që bëjnë të gjithë dhe përgjigja që jepet është shumë e kontroverse. Provat flasin për të kundërtën dhe shumë shpesh. Messiah bën mrekulli por dhe jo.

Megjithatë filmi është një ftesë për të ndalur të gjitha ndarjet kulturore që janë mes popujve, për të arritur paqen dhe për të refuzuar diversitetin. I riu Xhibril është një personazh që i refuzon ndasitë kulturore dhe nuk i nënshtrohet. Është një personazh i pastër shpirtëror, i pranueshëm nga cdokush.

Pastaj është CIA amerikane dhe shërbimet sekrete të izraelit. Secili me nga një mision, atë të zbulimit të identitetit real të personazhit kryesor. Asnjë prej tyre nuk besonte tek Mesia, i cili në fund largohet po me këtë mister, për botën, por jo ata që e takuan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet