Miss Bota 2019, shpallet Miss Xhamajka. Psikologia 23 vjeçare fiton kurorën e më të bukurës së botës

Miss Bota 2019 është xhamajkiane. Psikologia 23 vjeçare, Toni-Ann Singh, Miss Xhamajka, është kurorëzuar në Londër me titullin Miss Bota 2019. Vetëm disa momente pas kurorëzimit, e reja e diplomuar nga universiteti shtetëror i floridas ka shkruar në rrjetin social Twitter “për vajzën e St.Thomas në Xhamajkë dhe të gjitha vajzave në të gjithë botën, ju lutem, besoni tek vetja. Dijeni se jeni të denja të kuptoni dhe realizoni ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ke një mundësi”.

Mes projekteve të saj, ajo tashmë është regjistruar edhe në fakultetin e mjekësisë. Një ditë më parë ka konkuruar para publikut duke interpretuar “I have nothing” nga Whitney Houston dhe duke iu përgjigjur me qetësi gazetarit britanik Piers Morgan. “Mendon të prezantoj diçka speciale, një gjeneratë grash të cilat po shtyjnë përpara ndryshimin e botës”, ka deklaruar ajo në intervistë.

Pas saj, janë shpallur fituese Miss Franca dhe Miss India. Singh është shpallur fituese nga fituesja e vitit të kaluar, meksikania Vanessa Ponce de Leon. Kjo është hera e katërt që një bukuroshe xhamajkiane fiton kurorën e Miss Botës. Ka ndodhur në vitin 1963, 1976 dhe 1993.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet