Miss Univers 2019 kurorëzohet Miss Afrika e Jugut

Zozibini Tunzi është kurorëzuar Miss Universi të djelën në mbrëmje pas ndërrimit të disa kostumeve të banjës dhe fustaneve të nusërisë, përgjigjeve nga juria dhe pse duhet të ishte ajo që do të duhej të fitonte. “Jam rritur në një botë ku gruaja është si unë, me këtë ngjyrë lëkure dhe këtë model flokës. Asnjëherë e konsideruar si e bukur”, ka thënë ajo në përgjigjen e fundit para jurisë.

“Mendoj se sot është dita t’i themi stop. Unë dua që fëmijët të shohin fytyrën dhe sytë e mi. Dua gjithashtu që të shoh fytyrën e tyre të reflektojë tek e imja”.

Dy konkurentet e tjera të forta për kurorën ishin Miss Meksika dhe Mis Porto Riko. Fituesja e një viti më par, Catriona Gray nga Filipinet ka folur teksa ishte duke i kaluar kurorën misit më të ri, duke thënë se “viti i kaluar ishte një vit i paharruar, vit që i ndryshoi jetën dhe gjithçka tjetër”.

“Unë gjithnjë kam dashur të them për gjithçka të bukur dhe pasionante, për gjërat që ne i duam dhe kujdesemi shumë. Unë e kisha këtë zë, por Miss Universi më lejoi ta tregojë qartë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet