Modë: ndërron jetë stilistja Laura Biagiotti

Stilistja italiane Laura Biagiotti që do të mbushte 74 vjeç në gusht, vdiq mbrëmjen e djeshme, pasi ishte shtruar në spitalin Sant’Andrea të Romës, për shkak të një ataku kardiak. E konfirmon me një postim në twitter në profilin e saj social vajza Lavina, me një pjesë nga Ungjilli i San Giovanni : ‘Në shtëpinë e Atit tim ka shumë vende. Nëse jo do t’ua kisha thënë. Unë po shkoj të përgatis një vend”. Gjysëm shekulli krijimtari që e shtyu atë të udhëheq “Made in Italy””, mes pak stilisteve gra, së bashku me Krizia, në pushtimin e tregjeve botërore, duke u bërë e para stiliste që sfiloi në Kinë në 1998, në Pekin, dhe e para që prezantoi veshjet e saj në Teatrin e Madh të Kremlinit në Moskë,në ish selinë e vjetër të Pcus.Deri sa u kurorëzua nga New York Times si “Mbretëresha e Kashmirit”. Laura Biagiotti vdiq në spitalin Sant’Andrea të Romës, ku ishte shturar të mërkurën në mbrëmje dhe ndodhej në terapi intensive , për shkak të një ataku kardiak që e goditi në rezidencën e saj në Guidonia. Pas disa përpjekjesh, aktiviteti kardiak rifilloi, por kushtet shëndetësore të stilistes u rënduan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet