Modeli 80 vjeçar po çudit botën

Kush tha se modelingu është vetëm për të rinj do të habitet nga 80 vjeçari i cili sfilon në pasarelat kineze. Quhet Wang Deshun dhe është jashtë mase energjik. Pavarsisht se sapo ka festuar ditëlindjen e tetëdhjetë ai është muskoz dhe i tonifikuar mirë. Sikur të mos e tradhëtonin rrudhat që ka në fytyrë nuk do ta dallonin nga një djalë i ri. Megjithëse ka një fizik për tu pasur zili vetëm vitin e kaluar ai filloj të merrej me modeling. I lindur në vitin 1936 ai e filloi palestën në moshën 50 vjeçare. Ai vetë tregoi se më parë kishte shumë turp të bënte ketë lloj jete pasi i dukej vetja tepër i moshuar për të tilla gjëra. "Një mënyrë për të kuptuar nëse je plakur apo jo, është të provosh veten nëse ke guxim të bësh diçka të cilën kurrë nuk e ke bëre", tha Wang për një të përditshme botërore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet