Mos të mësohesh kurrë me dhunën dhe pabarazinë vulgare të jetës rreth teje...

Të duash do të thotë dhe të të duan, thoshte shkrimtarja e cila u nderua me Çmimin e Paqes në Sydney në vitin 2004 për aktivitetin e saj anti-luftë dhe u bë e famshme me librin e mrekullueshëm best seller: "Zoti i Gjërava të Vogla".

"Kur lëndon njerëzit, fillojnë t'ju duan më pak". E vërteta e madhe, apo jo? Nuk ka asnjë dyshim se shumica e kanë ndjerë të paktën një herë në jetë kuptimin e kësaj fraze, sipas Arundhati Roy. Shkrimtarja indiane e cila di me stil unik se si të "endë" rrjetën e rrëfimit me aftësi dhe aq bukuri, sa të tërheqë dhe magjepsë lexuesit e librave.

U lind më 24 Nëntor, 1961 në rajonin Kerala të Indisë së Jugut, nga një nënë e krishterë dhe baba hinduist. Martesa e prindërve të saj nuk ishte e lumtur dhe babai e braktisi që kur ishte shumë e vogël. Nëna e saj, megjithatë, zhvilloi një aktivitet të veçantë shoqëror. Themeloi dhe drejtoi shkollën "Corpus Christi" në Aymanam, pedagoge anti-autoritare e cila pati një efekt të thellë tek vajza e saj.

Në moshën 16 vjeçare u nis për në Nju Delhi për të "marrë përgjegjësitë e veta". Për disa kohë shiti shishe birre. Si përfundim, u regjistrua në fakultetin e arkitekturës dhe u martua me shokun e saj student Gerard Da Cunha, një "njeri i jashtëzakonshëm", siç thotë vetë Arundhati. Pas diplomimit, zbuluan se asnjëri prej tyre nuk kishte ndonjë prirje të veçantë për arkitekturën.

Vendosën të largohen për Exotic Goa, ku u përpoqën të jetonin si "fëmijët e luleve". Atje bënin dhe shisnin ëmbëlsira për turistët. Arunday e braktisi bisnesin kur u lodh nga turizmi masiv. U kthye në N. Delhi ku punoi pak kohë në Institutin Kombëtar të Planifikimit Urban.

Regjisori Pradeep Krishen, partneri i saj i ardhshëm, i sugjeroi një rol të vogël në filmin "Massey Saab". Ky ishte shkaku që të përqëndrohej tërësisht në shkrimin e skenarëve për filmat televizivë dhe serialet e shfaqura në TV ("In Which Annie Gives It Those Ones", "Electric Moon", etj). Por nuk pati sukses të madh. Pas publikimit të një libri me kritike kinemaje, i cili shkaktoi tensione të mëdha filloi të shkruajë diçka ndryshe. Një roman personal. "Zoti i gjërave të vogla" që e përfundoi në vitin 1996.

"Zoti i gjërave të vogla është në anën e kundërt të asaj që ne mendojmë se është Zoti. Njerëzit besojnë se Zoti është diçka shumë e madhe, kanë në mendjen e tyre një Zot sundues, ndërsa zoti i gjërave të vogla nuk ka pushtet. Eshtë natyra, toka, gjërat e përditshme, të gjithë ata që bashkohen dhe takojnë Historinë", thotë Arundhati për librin e saj. Agjenti Indian letrar Harper Collins dhe David Godwin u impresionuan kur e lexuan. Ky i fundit menjëherë mori aeroplanin për në Indi, pasi Arundhati nuk ka as fax, për të nënshkruar i pari një kontratë me të. Libri u botua në N. Delhi në prill 1997 dhe u bë subjekt i debatit mes botuesve britanikë dhe amerikanë për të drejtat e autorit të tij. Si përfundim përfundoi në Random House me një paradhënie prej £ 500,000. Eshtë përkthyer në 21 gjuhë dhe u bë best seller ndërkombëtar. Fitoi çmimin Booker në tetor 1997 si indiani parë shkrimtar anglisht-folës që jeton në Indi. Në korrik 1999, Arundhati duke dashur të mbrojë titullin e librit, u bë vetë një "Zot i gjërave të vogla".

Qëndroi pranë fermerëve të luginës Narmada të Indisë Qendrore. Kjo rezultoi në arrestimin e saj, sepse kundërshtoi në ndërtimin e një dige gjigante, një kërcënim për prosperitetin e rajonit. Libri i saj i ardhshëm ishte "Vlera e Jetës". Në shtator të vitit 2001, menjëherë pas sulmit mbi Kullat Binjake dhe shpalljen e "luftës kundër terrorizmit" nga SHBA, Arundhati botoi artikullin "algjebra e drejtësisë së përjetshme" në gazetën the Guardian. Në të shkruante se "sa herë SHBA fillon një luftë, zhvillohet një dinamikë, një logjikë dhe një legalizim i mëpasshëm që bën të harrohen arsyet se pse filloi lufta."

Për aktivitetin e saj kundër luftës, u nderua me Çmimin e Paqes të Sidneit në vitin 2004. Fragment nga libri "Vlera e Jetës" Të duash do të thotë dhe t'ju duan .. Asnjëherë mos harro se sa i parëndësishëm je ... Asnjëherë mos u mëso me dhunën dhe pabarazinë vulgare të jetës përreth teje ... Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishtuara, të gjuash bukurinë në folenë e saj ... Mos të thjeshtëzosh, çfarë është e komplikuar dhe mos të komplikosh çfarë është e thjeshtë ... Mbi të gjitha të vëzhgosh se çfarë ndodh rreth teje dhe të përpiqesh të kuptosh ... Mos ta kthesh kurrë vështrimin diku tjetër ... dhe kurrë, por Kurrë mos harro ... "Pjesë nga libri "Zoti i Gjërave të Vogla". "Dhe ajri ishte plot me mendime dhe gjëra për të thënë. Por në kohë si kjo, thuhen vetëm gjëra të vogla. Gjërat e mëdha rrinë pashprehur brenda teje". "Nëpërmjet perdes, Rachel mbylli sytë dhe solli në mendje lumin jeshil, peshqët e heshtur duke notuar në thellësi, krahët transparentë të pilivesës (që mund të shihte se çfarë gjendej pas tyre) në dritën e diellit. Solli në mendje kallamin e peshkimi me fat që kishte bërë Velouttha. Degë e verdhë nga bambuja me një vozë mbi ujë që fundosej kur ndonjë peshk budalla kafshonte karremin. Solli në mendje Veloutthën dhe uroi të ishte pranë tij". /Ngjarje Nga Historia Botërore/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet