Moulin Rouge, emrat më të mëdhenj të skenave botërore në Tiranë

Moulin Rouge, shfaqja e baletit me emrat më të mëdhenj të skenave botërore zbriti mbrëmjen e djeshme në Amfiteatrin e Tiranës. Një mbrëmje madhështore nën magjinë e artit botëror, këtë ofroi Moulin Rouge për të gjithë ata që donin të kalonin një ditë ndryshe. Ky spektakël solli në Tiranë plot kërcimtarë elitarë, të cilët performuan numrat më brilantë nga arti i kërcimit si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjellmave”, Ëndrra e një nate vere”, etj. Nga një karakatinë e degraduar dhe e lënë në harresë për shumë kohë, amfiteatri i Parkut të Madh të Liqenit rezultoi një prej investimeve më të goditura të bashkisë së Tiranës, i cili u kthye edhe këtë vit në një nga pikat më tërheqëse dhe më të gjalla të Tiranës. Ky event kërcimi u organizua nga shoqata “ZUMBA ART” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet