Mumje aliene 1.700 vjeçare zbulohen në qytetin Nazca të perusë

Një set me “mumje aliene” është zbuluar në Peru nga disa shkencëtarë si pjesë e grupit shkencor për rajonin ku janë gjetur mumjet. Dr.Edson Vivanco, një specialist skeletesh, thekson se mumja e Nascas e cila daton prej 1700 vjetësh, është gjetur në vendin e amerikës latine në mënyrë tepër speciale dhe të pazakontë. Por sipas tij “mumja nuk i përket një qenieje njerëzore”. Mumja e zbuluar ka tre gishta në dorë dhe tre në këmbë. Dr.Vivianco shton se “ka shumë detaje të cilat tregojnë se trupi është i vërtetë. Të krijojsh një skelet dhe një kafkë me këto karakteristika është një gjë jashtë mase e vështirë”.

Shkencëtarët insistojnë nëse skeletet janë false. “Tani për tani ne jemi duke studiuar materialiet që kemi. Por nuk kemi gjetur asgjë që të tregojë se skeleti nuk është prej njeriu, ose që trupi të jetë modifikuar ose ndryshuar në mënyra të ndryshme. Ne kemi shumë informacione të cilat do të na çojnë në të vërtetën nëse skeleti është i vërtetë”.

Pamjet e të ashtuquajturave “mumje aliene”, janë publikuar këtë shtator në qytetin e vjetër Nazca në Peru. Pamjet tregojnë për një trup jashtëtokësor kafshe, e goditur nga gërmimi i një ekskavatori në shpellën misterioze. Disa arkelologë skeptikë, shtojnë se jashtë trupit duket një gjymë krijese e papërfunduar.

Njëri prej shkencëtarëve ka nënvizuar se “diçka duket jashtë. Trupat duket sikur janë të krijuar me plastelinë”. Në një dokumentar të shkurtër për mumjet, Dr.Konstantin Koratkov, profesor në universitetin e Shën Petërburgut, thotë se këto krijesa nuk janë deformime, por sipas tij, këto janë krijesa të tjerëa, njerëz të ndryshëm nga ne.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet