Mure me kocka dhe kafka njerëzisht zbulohen nën një katedrale në Bruksel

Arkeologët kanë zbuluar mure të ndërtura me kocka njerëzish dhe kafka të dëmtuara teksa ishin duke punuar në një katedrale në Belgjikë. Punonjësit e katedrales Shën Bavo në lagjen Ghent, në veri të kryeqytetit Bruksel, ishin duke punuar për një galeri për vizitorët teksa janë përballur me këtë zbulim të tmerrshëm. Sipas medias belge, muret janë ndërtuar me kocka dhe skeletë njerëzish të moshës së rritur, ndërkohë që ka patur shumë kafka të cilat ishin vendosur në ndarjen mes mureve.

Drejtuesi i projektit Janiek De Gryse, është shprehur se kockat mund të hiqen që këtej duke mos e bërë një atraksion për turistët. “Për momentin jemi duke qëndruar në ndërtimin e shekullit të 17të, pavarësisht se kemi një marrveshje shumë të mirë për të vazhduar kërkimet”, ka thënë Gryse. Arkeologët besojnë se kockat janë marrë nga varrezat që ndodheshin në oborrin e kishës teksa zona po pastrohej.

Drejtuesi i grupit Gryse nuk harron të theksojë se “pavarësisht se pastrohet një kopësht kishe, skeletët e personave nuk duhen hedhur tej. Kjo tregon për besimin e ringjalljes së trupave dhe pikërisht kjo është edhe pjesa më interesante. Ja pse përse shtëpitë me gurrë në të shumtën e rasteve janë ndërtuar ngjitur me muret e varrezave të qytetit”.

Letra e një grupi arkeologësh e drejtuar nga Ruben Willaert, shkruan se “vetëm kocka dhe kafka të forta janë gjetur brenda mureve sepse ata të cilët janë marrë me pastrimin e varrezave kanë qenë me shumë nxitim në mbledhjen e kockave”. “Gjatë pastrimit të varrezave, njerëzit shpesh herë nxitojnë duke mos u bezdisur në mbledhjen e kockave të vogla ose të dëmtuara siç janë duart, këmbët, shpatullat ose gjëra të vogla. Kështu që mbledhja dhe vendosja e tyre në mur është bërë me nxitim”, nënvizohet në këtë letër.

Asnjë nga kockat ose kafkat i përket ndonjë fëmije ose adoleshenti, sepse kockat e fëmijëve janë të vogla dhe shumë delikate. “Varrezat e fëmijëve përgjithësisht marrin më pak kohë në përkujdesje se sa ato të të rriturve”.

Njëra nga katakombet më të famshme në botë janë “katakombet e Parisit”, në të cilën ndodhen skeletet e jo më pak se 6 milion njerëzve në të gjithë zonën. Në kishën e Shën Leonardit në Hythe të Britanisë së Madhe, në bodrumin e kishës ndodhen mbetjet e mbi 4 mijë personave. Ajo është edhe zona me mbetjet kockore dhe kafka më e madhe në të gjithë vendin.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet