Muzeu i Tokios mirëpret veshjet tradicionale të Shqipërisë së mesme dhe Kosovës

përgatiti Edison Myrtezai

Ambasada shqiptare dhe ajo kosovare në Japoni, vendosën në muzeun e veshjeve në Tokio ‘Bunka Gakuen Costume Museum’, veshjet tradicionale të Shqipërisë së mesme dhe Kosovës. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit për promovimin e vlerave dhe kulturës shqiptare. Përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Tokio Armand Shandro dhe homologia e tij kosovare Rudina Bukoshi, falenderuan drejtuesit e muzeut për mundësinë e ekspozimit të kostumeve tradicionale shqiptare dhe kosovare. Sipas tyre kjo është një mundësi e mirë për vizitorët, që të njihen me vlerat etnografike shqiptare. Shandro dhe Bukoshi i shpjeguan gjithashtu të pranishmëve, elementët përbërës të veshjeve tradicionale, unikaliteti i të cilave u mirëprit prej tyre.

Këto veshje do të ekspozohen çdo vit gjatë periudhës së promovimit të vendeve të Evropës Juglindore. Muzeu i veshjeve Bunka Gakuen Museum, vizitohet nga rreth 35.000 vizitorë në vit, kryesisht japonezë si edhe nga vende të tjera të Azisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Erjoni  e Mërkurë 8 Qershor, 2016

    Bravo per iniciativen.