Ndahet nga jeta Robert Elsie

Robert Elsie albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur, është ndarë sot nga jeta në moshën 67 vjeçare. Elsie i ka kushtuar një rëndësi të madhe kulturës, letërsisë dhe historisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Pasioni i tij për gjuhën shqipe nisi që në vitet ‘70-’80 pasi vizitoi për hërë të parë Shqipërinë. Ai e studioi gjuhë tonë dhe u bë një njohës i mirë i dialekteve shqipe. Robert Elsie ka përkthyer një sërë veprash të rëndësishme shqiptare në gjuhën angleze ka përkthyer si: vepra të Migjenit, Lasgush Poradecit, dhe Kongolit. Mes tyre spikat edhe poema me 30 këngë “Lahuta e Malcisë” e Fishtës e cila është një pjesë e rëndësishme e eposit shqiptar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet