Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare këngëtari kanadez Leonard Cohen

Ata që e kanë parë duke punuar gjithnjë kanë pohuar se ai mbi një varg mund të qëndrojë me durim vetmitar edhe dite të tëra. Nuk linte fjalë që t’i ikë. Sepse në fakt ky obsesion për të gjetur vargun e saktë, fjalën e duhur, ritmin e nevojshëm, në fakt, kjo është detyra e një poeti.

Dhe Leonard Cohen është poet. Ka shkruar këngë dhe ka botuar disa romane, por profesioni i tij është ai i poetit. Që njihet si kantautor i dhimbshëm dhe i ndjerë dhe që ka patur sukses të padiskutueshëm me “Suzanne” apo dhe me melodi të tjera, të gjitha këto nuk ndryshojnë faktin se Leonard Cohen është poet, bile një nga zërat më të bujshëm të dekadave të fundit.

Ironik apo me një butësi deri në pafajësi por gjithnjë provokues, kanadezi i dashuruar me autorët beatniks iku nga Montreal i tij (lindi në 1934) në kërkim të aventurës poetike fillimisht në Europë (jetoi një kohë në Londër dhe më vonë në Greqi), për t’u vendosur më vonë në Nju Jork dhe paskëtaj në Los Angeles. Ndërkaq shkroi disa libra me poezi si “Lule për Hitlerin”, “Parazitë dhe parajsë”(1966), dhe disa romane si “Loja e favorshme” (1963) dhe ”Bukuroshë të humbur” (1966) , një libër me të cilin fitoi shumë fansa . Historia e tij intime mbi dështimet u kthye në një hit pse jo dhe botëtor.

Një dite poeti mbërriti në Nju Jork me një mendim të ri. Poemat e tij mbi dashurinë, dëshirën,vetminë, luftën, politikën tashmë kishin gjetur një strukturë të re. Dhe atëhere gjithçka ndryshoi, fjala e tij u forcua dhe mbërriti në vende ku librat e poezisë nuk mbërrijnë, e gjitha kjo se njerëzit nuk lexojnë poezi. Mbërritën kështu këngët e tij. Në to Cohen nxiti temat e tij të preferuara: dashurinë, dështimin, politikën, fenë, seksin, marrëdhënien njerëzore. Dhe gjithçka e arriti me një ekzaktësi poetike, të mbështetur mbi një strukturë folk interpretuar nga një njeri i dhimbur.

Dhe kujt nuk mund ti kujtohet Leonard Cohen në filmin e të famshmit Oliver Stone Natural Born Killers. Sapo filmi nis, Cohen fillon të këndojë një nga këngët e tij : “Waiting for the Miracle”; është diçka realisht mbresëlënëse se si zëri i tij rënkon, mbërrin brenda teje me dhimbje së bashku me skenat e thata të shkretëtirës në film duke të krijuar një atmosferë psikotike dhe alushinante. cohen3Dhe teksa filmi është në mbarim, dëgjon një këngë tjetër gjeniale: ”The future”.

Jo pak njerëz në fillimet e tij besonin se disqet e Cohen ishin krijuar për ta çuar publikun drejt depresionit dhe autoshkatërrimit; të tjerë shpreheshin se arti i tij ishte terapia më e mirë psikologjike që të jepte mundësi për të kuptuar veten , ndërsa të tjerë nuk nguronin të thonin se muzika e Cohen ishte një vepër mjeshtërore që reflektonte vetë jetën. Shumë muzikantë të famshëm bashkëkohës të Cohen ishin fanatikë të tij dhe të muzikës së tij. Artistë si Lou Reed, Bob Dylan dhe Janis Joplin flisnin me nota mjaft pozitive për veprën e tij bile në shumë raste imitonin stilin e tij në punët e tyre. Për një kohë artisti pati edhe marrëdhenie me shumë gra të artit si me Janis Joplin (për të cilën flet në këngën e tij “Chelsea Hotel”) apo modelen e bukur dhe këngëtaren e Velvet Undergorund, Nico.

Sepse në fund të fundit, kur e dëgjon është një artist i rrezikshëm që në çdo lloj momenti edhe mund të tallet me veten e tij (dhe me të tjerët sigurisht). Dhe arritja e tij e parë qe “Suzanne”, një këngë simbol, me të cilën deputoi në industrinë diskografike duke çuditur një publiku të cilit i dha një gjuhë të re estetike. Në fakt fjalët e këngëve të Cohen nuk janë më të mira se sa poemat e tij shtypur në libra. As më të këqija. Ndryshimi është ndoshta në magjinë që ndonjëherë di të falë muzika . Songs of Leonard Cohen (1967), Songs from a Room (1969) dhe Songs of Love and Hate (1971) janë tre disqet e tij të para . Në to përqëndrohet furia poetike dhe ekspresive e kantautorit. Vetëm me këngët e tij fitoi admirimin e njerëzve si Bono, Jeff Buckey, Kurt Cobain apo Nick Cave.

Ai që dëgjon Leonard Cohen nuk ka fat të mos tërhiqet njëherazi nga këngët e tij gjeniale dhe pa mëdyshje të bëhet fans i tij . Kurrë nuk mund të ketë ndodhur që dikush të dëgjojë Cohen, dhe më pas të mos dëshërojë ta dëgjojë sërish. Cohen, gjithnjë do të mbetet poeti dhe muzikanti i ndjeshëm që ka ditur të eksplorojë gjëndje të ndryshme emocionale të qënies njerëzore dhe t’i japë krejt në mënyrë origjinale në këngët e tij ; Është ai ‘plaku’ me zë të ngjitur që herë pas here i pëlqen një verë e mirë apo një joint i mirë; është romantiku, qefliu, miku dhe bohemi që di të shoqërojë në momentet më të errëta të vetmisë apo dhe të ngazëllimit ; Leonard Cohen është ai personazh që di të bëjë dashuri aq mirë me kitarrën dhe që di të ikë nga një ishull i Greqisë në një qëndër murgeshash në Zen të Kalifornisë për të medituar. Leonard Cohen , ishte njeriu që diti të eksperimentojë dhimbjen e tij ashtu sikundër diti të japë një bakshish të majmë në një klub apo diskotekë të Paris-it…!!! /atsh

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet