Ndërron jetë Kirk Douglas

Aktori i njohur amerikan Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Vdekja e Kirk Douglas u njoftua nga djali i tij, Michael Douglas përmes rrjetit social Instagram. “Vëllezërit e mi dhe unë ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Kirk Douglas u nda sot nga ne në moshën 103-vjeçare”, ka shkruar Michael Douglas. Kirk Douglas, një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, njihej për rolet e tij në filmat e paharrueshëm si “Spartaku”, “Rrugët e fitores”, dhe “Kampioni”. Ai ishte nominuar tri herë për çmimin Oscar, por në vitin 1996 u nderua me Çmimin e Nderit nga Akademia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet