Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Kompozitori i mirënjohur shqiptar, Aleksadër Lalo, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të një ataku kardiak. Së fundmi kompozitori ishte më pranë publikut, pasi ishte pjesë e jurisë në një spektakël televiziv. Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Disa nga kompozimet:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Homazhet do të mbahen në hollin e Televizionit Shqiptar ndërsa në orën 13:00 do të jetë përcjellja për në banesën e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet