Ndërron jetë muza e Alain Delon, Mireille Darc

Mireille Darc

Ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare aktorja Mireille Darc. Diva franceze vdiq në spital, pas kishte kaluar tre ditë në koma. Lajmi u dha nga bashkëshorti i aktores Pascal Desprez. Figura e Mireille Darc lidhet më së shumti me komedinë e Yves Robert (1972) Le Grand Blond Avec Une Chaussure Noire (Biondja e madhe me një këpucë të zezë), film që më pas u xhirua përsëri në gjuhën angleze nga Tom Hanks (1985), The Man With One Red Shoe (Burri me një kepucë të kuqe). Aktori Alain Delon e kishte cilësuar në një intervistë si "gruaja e jetës së tij". Ata takuan për herë të parë në vitin 1968 në xhirimet e filmit Jeff. Ikona e kinemasë franceze ishte po ashtu dhe një prej bashkëpunëtoreve më të mira të Georges Lautner, skenarist dhe drejtor filmash, lindur në Francë, me të cilin njohu kulmin e karrierës duke xhiruar 13 filma. Në vitin 2005 aktorja botoi librin autobiografik Tant que battra mon coeur, ndërsa në vitin 2006 iu dha titulli Legjion i nderit nga ishte presidenti francez Jacques Chirac.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet