Në 2 ditë 1000 vizitues në muzeun e Krujës

Mbi 1 mijë vizitorë kanë vizituar Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Muzeun Etnografik, Krujë, vetëm gjatë fundjavës që lamë pas. Shumica e vizitorëve ishin turistë nga Italia dhe Spanja, të cilët kishin preferuar të kalonin pushimet e Pashkëve Katolike në vendin tonë, por nuk mungonin dhe turistë nga vendet e tjera të Evropës si Gjermania, Franca apo Belgjika, si edhe nga kontinenti aziatik, si nga Japonia, Malajzia dhe deri nga Hong Kongu. Muzetë u frekuentuan gjithashtu edhe nga shumë familjarë shqiptarë nga Tirana dhe Prishtina, por nuk munguan edhe nxënësit e shkollave që vizituan Muzeun në kuadër të Vitit MbarëKombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet