'Ne jemi një'. Festivali Global i Filmit do të transmetohet këtë vit në YouTube

Mbi 20 festivale filmash në të gjithë botën janë mbledhur së bashku në një transmetim falas për filma në rrjetin YouTube, pasi pandemia e koronavirusit ka mbyllur shumë teatro dhe salla filmash madje edhe ato më të mëdhatë.

Për 10 ditë “Ne jemi një”, Festivali Botëror i Filmit, do të përmbledhë filmat e festivaleve ndërkombëtare të filmave në Berlin, Canne, Venecia, Sundance, Toronto dhe Tribeca, duke nisur nga 29 Maji, organizuar nga Tribeca Enterprices dhe YouTube.

Festivali do të shfaqë filma, dokumentarë, muzikë, komedi dhe bisedime. Nuk janë dhënë ende informacione mbi planin e deklaruar por duket se pjesa më e madhe e filmave të rinj do të përfshihen në këtë spektakël artistik.

Ndalimi i aktivitetit ndërkombëtar të festivalit të filmit në Canne të francës ashtu si edhe ato të Venecias dhe Torontos në Shtator, është bërë për shkak të përhapjes së koronavirusit duke bërë që prodhuesit e filmave dhe studiot prodhuese të kenë vetëm këtë dritare të vogël për publikun duke iu ofruar të rejat nga media.

Organizatorët e festivalit të filmit në Cannes, kanë deklaruar një ditë më parë se ndiheshin shumë të kënaqur për pjesmarrjen në paraqitjen në YouTube. Sipas tyre është mirë që krijohet kjo mundësi “për të zbuluar talentet e jashtëzakonshme të filmave, pranimin e audiencës për shprehjen e nuancës dhe formave të tregimit të historive nëpër botë si dhe personalitetin artistik të çdo festivali”.

Jane Rosenthal, bashkëthemeluesi i Festivalit të Filmit Tribeca në New York, edhe pse ndjen pakënaqësi që festivali u ndalua, sërisht deklaron se idea e tij për të bashkuar njerëzit pa kufi gjatë pandemisë dhe për të parë art, është gjëja më e bukur.

“E gjithë bota duhet të shërohet tani”, ka deklaruar Rosenthal në një deklaratë. Festivalet e tjera do të zhvillohen në Jerusalem, Mumbai, Sarajevo, Sidnej, Tokio dhe Londër. Edhe pse festivali do të transmetohet online falas, shikuesve do t’ju kërkohet që me dëshirë të dhurojnë të ardhura solidaritet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për luftën ndaj Covid-19.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet