'Ngjyrat e Shqipërisë 2017', fillon edicioni i dytë i konkursit fotografik

Edicioni i ri i konkursit #ColoursofAlbania - Ngjyrat e Shqipërisë 2017, është lançuar dje në edicionin e saj të dytë të tij. Nisma u promovua për herë të parë në vitin 2015, dhe në vijim të traditës së krijuar, këtë vit bëri pjesë publikun e huaj dhe shqiptar në konkursin fotografik në mediat sociale, duke synuar që të gjithë të luajnë rolin e tyre si “Ambasadorë të vendit tonë”. Përgjatë muajit prill dhe maj, nëpërmjet lentes së aparatit fotografik pritet të mblidhen rreth 10.000 foto të cilat synojnë të promovojë bukuritë shqiptare nëpërmjet syve të qytetarëve, të rinjve apo të apasionuarve pas fotografisë. Konkursi #ColoursofAlbania është një platformë për mbështetjen e 'diplomatëve dixhitalë' shqiptarë nëpër botë në promovimin e plotë të Shqipërisë së gjallë, historike e kulturore. Këtë vit, për këtë takim u zgjodh shtëpia e fotografisë, Muzeun Kombëtar i Fotografisë Marubi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet