Një Londinez i pret flokët në Paris por jo në Londër

Në Britaninë e Madhe nuk është akoma e mundur të shkosh në sallon për të prerë flokët. Por mund të merret treni dhe të shkohet në Paris për t’u rregulluar disi nëse edhe portofoli ta lejon. Rregullat për shkak të koronavirusit janë duke u zbutur gjatë kohës, por vendimet se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë, nuk janë problem vetëm për disa vende europiane.

Njëri nga gazetarët britanikë i ka hipur trenit Eurostar për të zbritur në Paris, pasi nuk arrin që në Londër të shkojë dot tek parukieri. Tani që në kufi edhe kontrollet janë pak më të lehta, duket se ia ka arritur. “Për këdo që jeton në Britani, rregullat e vendosura janë shumë frustruese. Ka kontradikta nëse mund të udhëtosh ku të duash, por nuk mund të qëndrosh gjatë natës. Edhe këto të shkreta flokë nuk arrin dot t’i presësh”, ka thënë ai.

Në Britani, Ministri i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, ka deklaruar për median vendase se “që prej javës së kaluar sallonet dhe parukeritë në vend nuk do të mund të hapeshin deri më 4 Korrik”. Në Angli, kush nuk punon dot nga shtëpia, mund të shkojë të punojë në zyrë, por duhet që të mos kalojë nëpër asnjë transport publik.

Ndërkohë, britanikët të cilët nuk janë të lejuar të udhëtojnë drejt Parisit për të prerë apo rregulluar flokët, do t’u duhet të presin edhe më tepër. Por këshillat për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në të gjithë territorin britanik ashtu si edhe në Skoci, Wells dhe Irlandën e Veriut, ndërsa këto rregulla duket se kanë sjellë inate dhe kritika.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet