KOHA PËR POLITKE - esse - ide &debate

nga GRIDA DUMA

Shqipëria nuk është e dështuar është vetëm e vonuar! Nuk është e dështuar është e pandihmuar është e penguar! Shqipëria s’mund dhe s’duhet të humbasë më trenin e perëndimit. Është bërë shumë që ajo te vonohet.. Ka disa momente në histori kur të jepet shansi ta tërheqësh ‘’nga flokët’’ vendin njësoj si një krijesë që do të shpëtosh nga mbytja, thotë diku Flober. Ky është një ndër ato momente, le të jemi realistë, të shprehim me fjalë dhe drejëpërdrejtë ato që themi me nënkuptime e keqkuptime.

Pseudo modernizimi, apo modernizimi kaps i viteve 2013-2019, e ka zhytur edhe me thelle depresionin tranzitiv 30 vjecar shqiptar. Tam tam-i elektoral i dajres, ngjyrosja e skenës dikur bardh e zi të autobuzit koperativist, që niset për fushatë politike, abuzivizmi i kthimit në trend politik të citjaneve të ahengjeve, tepsia e rrota si simbole të qeverisjes, janë vetëm disa nga shprehitë e gjoja modernizimit ‘’alla shqiptar’’. Modernizimi mbeti i palindur dhe i panxjerrë, me pasojat që le helmimi në zorrë nga kapsllëku, një helmim periferie, si dikur levizja’’Dum Baben’’. Realitetit mund ti bëhet ballë vetëm me realizëm, dhe koha ka ardhur për këtë vendim.

Kulti i shfryrjes përkundrejt zgjidhjes, duhet të bjerë! Kulti i moralizmit përkundrejt zgjidhjes, duhet të bjerë! Kulti i racionalizmit përkundrejt thelbit njerëzor, nuk vlen! ‘’Njerëzor tepër njerëzor’’, theksonte Nice. Kjo është lartësia e epërme e mendimit zhvillues, faktet e shoqërisë duhet të shihen brenda kompleksitetit të fakteve njerëzore; ato nuk reduktohen as si statistikore, dhe aq më pak gjykohen dot si të ishin hyjnore.

Realizmi është qasja me të cilën do të kapërxejmë tranzicionin e madje dhe iluzionin e keqkuptuar histrorik në këto tre dekada. Le të hedhim pas pseudo modernizimin, idealizmat që zhgënjyen mjaftueshëm dhe të hidhemi në etapën e re, atje ku pasqyra e fakteve është me vetveten jo me pikturën e deformuar të pasqyrimeve tona deri sot.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet